Ora News - Renato Arapi flet si një "ish": Kam respekt për Korçën, mposhtim Skënderbeun

  • 5 years ago
#oranews
Disfata me Luftëtarin erdhi si një goditje e beftë për Teutën që nuk e njihte fjalën humbje në 15 ndeshjet e fundit në kampionat. Mbrojtësi Renato Arapi që në atë sfidë ishte kapiten deklaroi se ekipi bëri disa gabime që i kushtuan shumë.

"Në Gjirokastër ishte një ndeshje për tu harruar. Ndeshje që pati shumë gabime nga ana jonë, por edhe me ato gabime kishim mundësinë që të ndryshonim diçka. Qëlloi që nuk ndryshuam. Futbolli ka një gjë të mirë se nga java në javë të jep mundësinë për të rikuperuar. Besoj se këtë javë kemi mundësinë më të mirë kundër Skënderbeut."-tha fillimisht Arapi.

Gjithsesi, zhgënjimi në Gjirokastër është hedhur pas krahëve dhe bregdetarët janë fokusuar për ndeshjen me Skënderbeun. Arapi thotë se nuk iu lejohen më gabimet.

"Pas asaj humbjeje normal që mendon se morali ka rënë por nuk besoj se është kështu. Ekipi është akoma brenda objektivave. Sigurisht që këtë javë është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për vetë faktin se duhet të vazhdojnë ecurinë dhe të jemi brenda objektivave. Duke parë edhe Skënderbeun, pozitat që ndodhen ata, besoj se do të vijnë këtu për të na prishur punë." -shtoi ai.

Teuta-Skënderbeu është një sfidë "ish-ësh" dhe një ndër to është edhe Arapi.

"Pas gjithë atyre viteve të suksesshme erdhi momenti që të luaj edhe kundër Skënderbeut. Do të jetë hera e parë për mua. Nuk e di se si do ta përjetoj por besoj se do të jetë një emocion i veçantë. Unë akoma ruaj shumë respekt për qytetin dhe për ekipin e Skënderbeut." -mbylli mbrojtësi.

Në dispozicion të Blendi Shkëmbit rikthehet kapiteni Tefik Osmani, i cili ishte i pezulluar ndërsa jashtë fushave vazhdojnë të qëndrojnë për shkak dëmtimi dy shkodranët: Vecaj dhe Vajushi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/renato-arapi-flet-si-nje-ish-kam-respekt-korcen-mposhtim-skenderbeun

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended