Report TV - 1 vit pa Gëzim Qëndron, prezantohet dokumentari 'Enigma Kinostudio'

  • 5 years ago
?Inteligjencën e mbivlerësojnë, ajo që i dallon njerëzit është dashuria?. Kjo frazë e studiuesit dhe kritikut të artit Gëzim Qëndro bëri bashkë në kinema ?Milenium? familjarë, miq, kolegë edhe ish-studentë, për të parë se si mbi librin e tij, ?Kinostudioja, Shqipëria e vjetër?, gazetarja Anisa Ymeri ka realizuar skenarin e dokumentarit ?Enigma Kinostudio?. Ymeri së bashku me operatorin Denald Grepcka, sjell në një vjetorin e ndarjes nga jeta Gëzim Qëndron në rolin e rrëfimtarit, për një nga godinat e kohës së komunizmit, të asaj të ish-Kinostudios.

Një dokumentar i lënë përgjysmë nga studiuesi Qëndro, në të cilin ngrihen shumë pikëpyetje. Planimetria e Kinostudios ?Shqipëria e re? ka formën e kryqit. E projektuar në Moskë, me kube si të gjitha kishat ortodokse dhe shenja të kryqit, që gjenden ngado në këtë godinë. Drejtimi i hyrjes është verilindja, sikundër edhe personazhet që janë gdhendur në çdo skaj të saj tregojnë me dorë në të njëjtin drejtim. Shenja këto, që regjimi komunist i kanë shpëtuar.

?Ka qenë gjithmonë dëshira që Gëzimit realizmi i dokumentarit me argument kinostudion dhe përpara se libri të shkruhet. Gjithmonë ka dashur një dokumentar. E ka nisur ai punën, bashkë me Anisën, prandaj rëndësi ka që filmi u bë. Besoj se një emocion tjetër, edhe më i fuqishëm do të jetë sot një ekspozitë e tij më grafika të viteve ?90 dhe pas shkollës?, thotë Arta Marku, bashkëshortja e Gëzim Qendros

Njeriun e mirë, fjalëpakun dhe dijetarin, prezenca fizike e të cilit i mungon kujtdo që e ka njohur nga afër apo që ka lexuar veprën e tij, e kujton edhe drejtori i Radio televizionit Publik Shqiptar

Recommended