Tiranë, shkëputet ashensori dhe bie në bodrum, lëndohet 24-vjeçarja

  • 5 years ago
Një ashensor është shkëputur nga kati i parë në bodrum, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në ashensor ka qenë 24-vjeçarja, punonjëse e një furre buke Ajo ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.

Një muaj më parë po në këtë ashensor ishin bllokuar disa persona. Disa prej banorëve janë shprehur se shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht, por nuk është marrë asnjë masë.

Recommended