Ora News - Kukësi ngroh Cungun: Kështu luhet, Luftëtari? Në radhë të parë respektojmë ...

  • 5 years ago
#oranews

Kukësi iu fal formës fantastike të Valdet Ramës për të mposhtur 3-2 Kamzën. Një fitore që rikthehen buzëqeshjen te verilindorët. Diçka e tillë u vërenjt dhe në fundin e takimit, me trajnerin e nënkampionëve në fuqi të vendit, Armando Cungu që foli me superlativa për reagimin e skuadrës dhe për marrjen e tre pikëve.

"Çdo ndeshje merr edhe ma shumë vlera kur fitohet, për shkak edhe se kundërshtari ka një farë shkëputje me ne, sikurse edhe kampionati sa më shumë javë kalojnë aq i vjen edhe fundi. Kështu që tensioni në një farë mënyrë është edhe më i pranishëm për shkak të .... Nëse kemi gabuar përpara kemi pasur mundësi për të rikuperuar pikë, tani bëhet më e vështirë për të rikuperuar pikë. Për këtë arsyeje kishte më shumë vlera kjo fitore.

Golat e Ramës dhe Rrocës? Është diçka pozitive. Janë lojtarë të rëndësishëm për ekipin tonë, si Rama ashtu edhe Rroca. Megjithatë sot ishim të kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta, shumë të rëndësishme. Lojtarë kyç të ekipit për shkak të kartonave të verdhë por edhe dëmtimeve. Jemi munduar që të arnojmë, miksojmë ekipin, duke futur futbollist në pozicione aspak natyrale. Ju patë edhe Ethemin që u përdor edhe si mbrojtës i djathtë për shkak të problematikave dhe në një farë mënyre zbehu edhe pak performancën tonë. Por ajo që është më e rëndësishme janë 3 pikët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ngroh-cungun-futbolli-me-kembet-e-tij-me-i-lehte

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended