Report Tv - Karnavalet i japin jetë fundjavës në Berat

  • 5 years ago
Festa e karnavaleve ka mbushur me ngjyra fundjavën në qytetin e UNESCO-s, Beratin. Fëmijë të maskuar me maskat e personazheve të botës së tyre kanë emocionuar prindërit dhe qytetarët që i kanë ndjekur në një paradë të vërtetë. Aktiviteti është zhvilluar përgjatë pedonales së qytetit dhe është ndjekur me mjaftë interes nga qytetarët.

Nënkryetarja e Bashkisë, Afize Skëndo, u shpreh se ky aktivitet i fëmijëve ishte pjesë e një programi që bashkia ka miratuar që në fillim të vitit për të pasur një jeta kulturore dhe artistike në qytet. Aktivitete kulturore parashikohet që të ketë për çdo festë kalendarike sipas Skëndos me qëllim që ti jepet larmi qytetit veçanërisht në fundjavë, ku dhe pse në stinën e dimrit nuk mungojnë vizitorët.

Recommended