Ora News – Voltana Ademi: Në Shkodër jetohet kryevepër! Në Tiranë uji i pijshëm blihet!

  • 5 years ago
#oranews #voltanaademi
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se pavarësisht reformës administrative, shërbimet bashkiake nuk shkojnë tek ish-komunat për shkak të infrastrukturës.

Pjesë nga debati:

Ademi: Bashkia e Tiranës ka qeverinë nga mbrapa dhe mbështetet me para. Biles ka debate mes bashkive të majta pse duhet të marrë gjithmonë bashkia e Tiranës. Një nga problemet e mëdha nuk është vetëm emigracioni, por edhe migracioni. Duhet t'u krijojmë njerëzve mundësi të jetojnë në vendin e vet dhe të jetojnë me burimet e veta. Në qoftë se ne do e arrijmë këtë, ne do mund të zhvillonim vendin më mirë. Në Tiranë, kur më pyetën se çfarë do të thotë mirëqenie, i thashë se në Shkodër jetohet kryevepër. Më thanë jo në Tiranë jetohet më mirë, në fakt unë mendoj se në Shkodër jetohet më mirë dhe vazhdoj ta pohoj këtë. Çfarë do të thotë mirëqenie? Të kesh ajrin e pastër? Në Tiranë nuk e ke. Të kesh ujë të pijshëm? Në Tiranë e blejnë. Në Shkodër nuk e blejnë ujin. Janë indikatorë krejt të thjeshtë. Njerëzit turren tek metropoli sepse ka më shumë mundësi punësimi dhe kjo vjen për shkak të ndarjes së fondeve. Unë kam qenë deputete dhe kam shkuar çdo natë në Shkodër sado vonë ka mbaruar seanca. Jam kthyer nga emigracioni për të jetuar në Shkodër.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/voltana-ademi-ne-shkoder-jetohet-kryeveper-ne-tirane-uji-i-pijshem-blihet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended