Report Tv-Pas skandalit në Pashaliman/Zbulohet vjedhja e armëve në repartin e Mulletit

  • 5 years ago
Pas vjedhjes se armëve në Pashaliman mësohet se një tjetër vjedhje armësh është konstatuar këtë herë në një magazinë në Ministrinë e Brendshme.

Burime për shqiptarja.com mësojnë se magazina që është vjedhur është ajo në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike tek zona e ish-repartit 100 në Mullet.

Mësohet se nga kontrolli që ka ushtruar policia në magazinën e bazës së këtij reparti ushtarak në muajin dhjetor ku veç të tjerash aty mbahen edhe armë, policia gjatë kontrollit të auditit ka vënë re mungesën e 2 armëve pistoletë tip i fundit, fishekë si dhe karikatorë, shkopinj gome edhe materiale të tjera.

Recommended