Ora News - “Masa kritike” Basha+Kryemadhi, Rama në prag të vetmisë së thellë

  • 5 years ago
#oranews #360grade
Protesta e 16 Shkurtit, pati si të veçantë, përveç masivitetit të pazakontë, një gjë shumë të rëndësishme, kolaudimin përfundimtar, të dukshëm dhe të ndjeshëm, të Frontit Opozitar, kësaj rradhe më të sinqertë se asnjëherë.

Kjo Protestë, mbylli në sytë e të gjithëve, çdo koridor diversioni, që nuk ka rreshtur asnjëherë, nga kryeministri Rama, sidomos në skalionet e dyta politike dhe në skalionet e biznesit, pranë Partisë Demokratike.
Mund të thuhet se linja ?radikale? e Monika Kryemadhit dhe mbështetësve të saj, doli sot triumfuese, duke mbështetur qartësisht edhe një fitore spektakolare të Lulëzim Bashës, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.
Askush nuk ka sot kurajon të rrudhë buzët apo të ironizojë, proporcionet e kësaj proteste, valën e saj goditëse dhe mesazhin domethënës, ndaj qeverisë së brishtë të kryeministrit, si mbështetje reale popullore e kombëtare.

Antiprotesta e Vlorës, që ai u përpoq të bëjë, mbështetur te Gjiknuri apo te Leli, nuk e gërvishti aspak dinamikën dhe nervin e vetëkontrolluar të protestës opozitare.
Përpjekja për të kundërvënë Vlorën dhe qarkun e saj ndaj opozitës, duke e bërë një vatër të një antimitingu në kohë reale, në vetëvete, të kujton ndarjen e neveritshme Veri-Jug, që është sprovuar disa herë pa sukses. Por që u pa, u dëgjua dhe u perceptua, si një fiasco, e xhiruar bukur, nga lart, anash dhe fluturimthi, me skenografi të mrekullueshme rrethore, porse, e mbetur gjithësesi, si një arenë e të njejtave premtime dhe të njejtave gënjeshtra, të të njejtit person, gjithmonë e më të vetmuar.
Deklarata solemne e Kryemadhit se nëse nuk largojnë dot Ramën si Opozitë, ajo dhe Basha duhet të largohen nga kryesimi i partive të tyre, ka shumë domethënie, ndonëse personalisht Kryemadhi, nuk ka humbur asnjë betejë elektorale si kryetare e LSI-së.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/masa-kritike-bashakryemadhi-rama-ne-prag-te-vetmise-se-thelle

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended