Ora News – Skrapar, bashkia s'ka lekë, mbyll çerdhe e konviktin e nxënësve

  • 5 years ago
#oranews #bashkiaskrapar #mbyllencerdhet
Nga sot Bashkia Skrapar mbylli disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo dhe Qëndrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimi i Pastrimit dhe gjithë shërbimet. Shkak bllokimi i veprimtarisë financiare në Degën e Thesarit.

Kryetari i Bashkisë, përfaqësues i LSI-së, Nesim Spahiu i bën thirrje Ministres së Financave të ndalojë një herë e më parë bllokimin e buxhetit.

Ndërkohë çështja do kalojë në Gjykatën Administrative. Konflikti në bashkinë Skrapar nisi në fillim të janarit, kur kërkohej shkarkimi i 143 personave. Shumica në këtë këshill e ka PS.

Mesazhi që kryetari i bashkisë së Skraparit i përcolli banorëve sot


Të nderuar banorë të Skraparit!

Të nderuar përfaqësues të Medias!

Me keqardhje njoftoj se sot, Bashkia Skrapar mbylli disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo aq më keq Qëndrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimi i Pastrimit dhe gjithë shërbimet që kanë lidhje me bllokimin e veprimtarisë financiare në Degën e Thesarit.

Qëveria po e sheh gjithnjë e më shumë si armik çdo banor të Skraparit, duke e penguar atë të jetojw qoftë me 1/12 e Buxhetit Faktik të Realizuar në 2018 siç e parashikon ligji.

Në kundërshtim të plotë me çdo ligj, Ministria e Financave mban të bllokuar politikisht 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar.

Teatri i dirigjuar nga deputeti i Rilindjes Adnor Shameti për Bllokimin e Buxhetit, për të shkaktuar sa më shumë varfëri se ?ashtu merret më kollaj vota? po lë, pa shërbime njerëzit hallexhinj, mbylli çerdhe, Konviktin e Nxënësve të Qytetit, Qëndrën e fëmijëve me aftësi ndryshe, Muzeu, Sporti, Pallati i Kulturës etj. Por ky teatër për Bllokimin e Buxhetit, do t?i kthehet mbrapsht, pasi drejtësia vonon por nuk harron.

Për t?i paraprirë bllokimit të buxhetit, Bashkia Skrapar i është drejtuar Gjykatës Administrative Vlorë me Kërkesë Padi me objekt: ?Sigurimin e Padisë? për vendimet e kundraligjshme. Gjykata ka dalë me vendim për ?moskompetencë gjykimi? duke ja drejtuar çështjen Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Aktualisht, vendimi nuk është zbardhur kur ligji parashikon që këto çështje duhet të gjykohen brenda 5 ditëve për t?u paraprirë pasojave. Edhe sot që po flasim vendimi është i pazbardhur nga gjyqtari i çështjes, dikur këshilltar i Ramës në Zyrën Elektorale Vlorë.

Të ndodhur në këto kushte, Skrapari rrezikon të kthehet qëllimisht në Qytet ku sipas planit të socialistëve njerëzit duhet të largohen nga ky vend, e t?a brakstisin atë se kështu e dashkërka Rilindja; Të varfër, pa kopshte, pa cerdhe e shkolla, pa shërbime etj.

I bëj thirrje Ministres së Financave të ndaloj një herë e më parë, këtë akt kriminal të bllokimit të buxhetit, të marri përgjegjësinë e saj ligjore për urdhërat e paprecedentë që dalin nga Ministria e saj për të ndaluar veprimet me Degën e Thesarit ndaj Bashkisë Skrapar, pasi Bashkia Skrapar aktualisht nuk ka buxhet të miratuar sipas ligjit, por j...

Recommended