Ora News - Diaspora e bashkuar "për një botë më të mirë"

  • 5 years ago
#oranews

Na ndajmë vetëm dy javë nga samiti i dytë për Diasporën që do të mbahet në Tiranë më 28 shkurt -2 mars dhe studentë shqiptarë në Itali si dhe kategori të profesionistëve që jetojnë në këtë të vend, u takuan në Romë me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

"Diaspora shqiptare, pikënisje për formimin e zhvillimin e një Europe të re", ishte tema e seminarit të organizuar në Romë nga shoqata e emigrantëve "Integra onlus" dhe nga fondacioni "Ura për të ardhmen" në të cilin mori pjesë Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Në takim ishin të pranishëm studentë shqiptarë nga disa Universite italiane e përfaqësues të kategorive të ndryshme profesionale si mjekë e avokatë shqiptarë që kanë studiuar e punojnë në Itali.

Gjatë këtij takimi u diskutua për një bashkëpunim më strategjik mes diasporës e Shqipërisë në politikat migruese e në veçanti në rolin e saj si një urë mes vendeve e kulturave të ndryshme, rëndësinë e dialogut social e fetar, në një vizion të përbashkët drejt integrimit e perspektivës europiane.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ftoi studentët shqiptarë në Itali të organizohen mes tyre e të krijojnë një rrjet lidhës mes katedrave të ndryshme universitare për të qenë më aktiv në kontributin e tyre konkret në Shqipëri.

Ai përshëndeti krijimin e Shoqatës së Avokatëve shqiptarë e shprehu dëshirën se siç ka ndodhur në Gjermani apo në Kanada, dhe kategoritë e profesionistëve shqiptarë në Itali si mjekë, psikologë, mësues etj, të krijojnë grupet e tyre me qëllimin e vendosjes së urave të shkëmbimit të eksperiencave profesionale e të kulturës së punës mes Italisë e Shqipërisë.

Po çfarë mendojnë studentët shqiptarë në Itali?

Nardi është një student nga Shkodra që sudion në Itali për mjekësi.

"Më vjen në mëndje një shprehje e njohur e një presidenti amerikan "mos të presim çfarë bën atdheu për ne, por çfarë bëjmë ne për atdheun". Takimi me ministrin Majko qe i frytshëm.Ne si studentë shqiptarë kemi hasur pak vështirësi gjatë përgatitjes së dokumentacioneve që na duhen nga Shqipëria për të marrë bursën universitare apo për të vazhduar studimet, shqetësim që ia përcollëm ministrit Majko me reflektimin pozitiv se nëse ka një bashkëpunim gjithçka bëhet më e lehtë dhe e frytshme. Janë probleme të caktuara të ne studentëve në Itali për të cilat kemi gjetur mirëkuptimin e ia kemi arritur t'i zgjidhim me institucionet shqiptare".

Tjetër student shprehet: "Mendoj se rritja ekonomike dhe profesionale e Shqipërisë por dhe e studentëve shqiptarë në Itali kalon përmes ndarjes e shkëmbimit të informacioneve rreth ekonomisë, rreth koncepteve, rreth bizneseve të ndryshme. Mendoj se nisja e një bashkëpunimi të tillë mund të jetë shumë i dobishëm në mënyrë që dhe investitorët e huaj të jenë të tërhequr nga tregu shqiptar. Mendoj se duhet të ketë një akses më të thjeshtë në institucionet shqiptare rreth kulturës universitare, rreth sistemit të arsimit, rreth formimit apo thjesht rreth lëndëve që studiohen në univ...

Recommended