Report TV - Raporti/ Brukseli: Pagat në sektorin privat u rritën me 15% brenda një viti

  • 5 years ago
Një vlerësim pozitiv i është bërë në përgjithësi ekonomisë shqiptare nga Komisioni Evropian. Në raportin tremujor për ekonomitë e vendeve kandidate dhe në proces aderimi në BE, Direktorati Ekonomiko-Financiar i KE mendon se parametrat kryesorë të Shqipërisë janë në rrugën e duhur.

Sektori real

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u rrit të paktën 4.5 për qind në shkallë vjetore në tremujorin e tretë të vitit 2018, pasi u rrit mesatarisht 4.3% edhe në gjashtë muajt e parë, thuhet në raport. Konsumi privat gjithashtu pësoi një rritje në masën 3.9 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet e qeverisë ndoqën tendencën rënëse, me një ulje prej 2.4 përqindësh në shkallë vjetore. Krijimi i kapitalit bruto pati një rritje në masën 5.4 për qind ndaj 2017-ës, pasi ishte ngadalësuar në 3.3 për qind gjashtë muajt e parë të vitit në vazhdim.

Në aspektin e kërkesës, konsumi privat mbeti faktori që kontribuoi më fuqishëm gjatë tremujorit të tretë (3.1%), ndjekur nga importi dhe investimet. Ndonëse eksporti i mallrave regjistroi një rritje shumë të madhe, në masën 16% në tre tremujorët e parë të 2018-ës, kjo nuk mund të lejë pa nënvizuar faktin e një rritjeje të ndjeshme të importeve, ndikuar nga pasoja e një rënieje në eksportet e shërbimeve. Në tërësi, tendenca e eksporteve neto ishte 1.5 për qind më e ulët se rritja ekonomike. Eksportet ruajtën pjesën e tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto prej 38 përqindësh, ndërsa importet ishin sa 50% e PBB-së, pak më të ulta se në tremujorin e tretë të vitit 2017.

Recommended