Noka paralajmëron valë protestash: Rama ra de facto si Kryeministër, duhet të bjerë dhe de jure

  • 5 years ago
#oranews #intervista #protesta #flamurnoka

Deputeti demokrat, Flamur Noka, thotë se Partia Demokratike dhe opozita nuk do të tërhiqen deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

I ftuar në Ora News, Noka tha se Rama ra si Kryeministër de facto, duhet të bjerë dhe de jure.

Flamur Noka: Dita e sotme dha një mesazh që Edi Rama ka rënë dhe nuk do të ketë paqe dhe prehje ai dhe banda e tij deri sa të bjerë dhe de jure se sot ka rënë de facto.Ky është mesazhi. Ne do të vazhdojmë, sot ishte dita e parë.Nuk keni parë asgjë akoma.Nuk është një ditë protestë, ne kemi paralajmëruar valë protestash deri në rrëzimin de jure.

Noka mohoi që protestuesit të kenë ushtruar dhunë.

Sipas tij, qytetarët nuk ranë pre e skenarit ogurzi të Ramës.

Flamur Noka: Sot nuk kishte dhunë, shqiptarët nuk ranë pre e një skenari ogurzi të përgatitur nga Edi Rama dhe Lleshaj për të patur përplasje dhe dhunë të pashoq. Qytetarët derdhën dufin dhe zemëratën e tyre ndaj dy simboleve, i pari është një simbol perevers i montuar në derën e Kryeministrisë dhe e dyta ishte simbol i një banaliteti, kërpurdha. As nuk u futën në Kryeministrti siç ëndërronte dhe dëshironte Edi Rama dhe Lleshi i tij. Zemërata erdhi si provikim i policisë, provokuan dhe hapën korridorin.Nuk kishte dhunë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/noka-paralajmeron-vale-protestash-rama-ra-de-facto-si-kryeminister-duhet-te-bjere-dhe-de-jure

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended