Ora News - Lezhë, 108 biznese shpallën falimentin

  • 5 years ago
#oranews #lezhe #bizneset #falimentim
108 biznese shpallën falimentin gjatë vitit 2018 në Bashkinë e Lezhës, por sipas drejtorisë vendore të Tatim Taksave numri i bizneseve të mbyllura është shumë më i lartë. Ata e lidhin situatën me emigracionin dhe klimën që e cilësojnë të pafavorshme për të bërë biznes.

108 biznese mbyllën aktivitetin gjatë vitit 2018 në Bashkinë e Lezhës, sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatim Taksave.

Por sipas drejtuesve vendorë numri i bizneseve të mbyllura është disa herë më i lartë, pasi një pjesë e tyre rezultojnë të regjistruara fiktivisht, por nuk ushtrojnë aktivitet

Kjo sipas drejtorit Arben Ndoj është një problem tjetër, pasi ata gjenerojnë taksa, por nuk i kanë paguar

Arben Ndoj Drejtor i Tatim Taksave, Bashkia Lezhe: Gjatë vitit 2018 në bashkinë e Lezhës kanë mbyllur aktivitetin 108 firma. Shifra është shumë herë më e madhe, sepse përvec mbylljes kemi edhe pezullim të përkohshëm të biznesit.

Ndoj shton numri i subjekteve debitorë ndër vite ndaj Bashkisë është i lartë, ndërsa mbylljen e bizneseve e lidhe me emigrimin dhe atë që e cilëson situatë të pa favorshme ekonomike.

Arben Ndoj Drejtor i Tatim Taksave, Bashkia Lezhe: Si rezultat i situatës së pa favorshme ekonomike janë debitorë ndër vite.

Sipas të dhënave të Bashkisë Lezhë, numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin ka shënuar rritje vit pas viti.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-108-biznese-shpallen-falimentin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended