Ora News - Shqipëria ratifikon protokollin Maqedonia e Veriut në NATO

  • 5 years ago
#oranews #maqedonia #nato

Kuvendi i Shqipërisë është ndër të parët parlamente që ratifikon Protokollin e Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoni, debateve për politikën e brendshme dhe incidentit mes deputetit demokrat Edi Paloka dhe kryeministrit Edi Rama, parlamenti miratoi unanimisht protokollin për aderimin e republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në fjalën e mbajtur para deputetëve shqiptarë, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri u shpreh se rruga drejt këtij momenti ka qenë e vështirë, por politikanët zgjodhën të ardhmen e sigurt.

"Nuk hezituam në asnjë moment, sepse qytetarët tanë meritojnë të jenë të lumtur me të drejta liri të barabarta dhe standarde europiane."

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një arritje e përbashkët mes shqiptarëve dhe maqedonasve të veriut.

"Nuk e fsheh dot kënaqësinë e veçantë që ky moment solemn i celebrimit me votën e Kuvendit të Shqipërisë të aderimit të vendit fqinj në NATO përkon me një kohë të artë të marrëdhënieve ndëretnike mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut. Ashtu sikundër nuk jam dot aq modest, sa të mos e sjell në vëmendjen e këtij Kuvendi sot, rolin e pamohueshëm të kësaj shumice qeverisëse në mundësimin e këtij momenti të artë. Pa shqiptarët s?do të kishte Maqedoni të Veriut dhe për Shqipërinë, integriteti territorial i Maqedonisë së Veriut, bashkëjetesa e vërtetë demokratike mes dy popujve tanë në territorin e republikës fqinje dhe gjuha shqipe në atë territor janë jo vetëm të pacenueshme, por dhe jetike për të sotmen e të ardhmen tonë dhe të paqes e të stabilitetit në rajon gjithashtu, por roli ynë në këtë proces historik ka qenë sidoqoftë një rol mbështetës dhe jo një rol udhëheqës. " u shpreh Rama.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended