"CEZ", Balla thirrje Prokurorisë: Mos pusho çështjen, Berisha: Ka udhëtuar me trafikantë droge

  • 5 years ago
#oranews #cez #taulantballa #shkelzenberisha

Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha janë përballur në Gjykatën e Tiranës ku po zhvillohet procesi për padinë për shpifje nga djali i ish-kryeministrit ndaj deputetit të Partisë Socialiste.

Në seancë palët paraqitën parashtrimet e tyre ku mbrojtja e Berishës pretendoi se deklarimet e Ballës janë shpifje dhe me qëllim prishjen e imazhit të tij.

Shkëlzen Berisha pas daljes nga gjyqi tha se ndërkohë që bënte akuza politike, Taulant Balla udhëtonte me Edmond Begon që ka fituar 6 milion euro tendera në OSHEE.

Shkëlzen Berisha: Taulanti doli me tezën që ishte urdhri i partisë për të gënjyer përgjatë komisionit hetimor parlamentar. Nuk dha asnjë provë për të vërtetuar shpifjen për evazionin fiskal që pretendon. U përpoq të rikthente vëmendjen te komisioni i dështuar hetimor parlamentar që ai e udhëhiqte. Ironia është që në atë periudhë i pandehuri më akuzonte mua për udhëtime ose për lidhje me persona që unë nuk kisha asnjë kontakti.

Kanë kaluar 2 vjet dhe nuk kanë provuar asnjë lidhje të vetme. Është ironike sepse në atë periudhë, kryetari parlamentar i PS, sekretari i përgjithshëm i PS, udhëtonte me një trafikant droge nëpër rezorte, nëpër destinacione turistike të Evropës. Ky trafikant droge, Edmond Bego ka fituar 6 mln euro nga entet shtetërore. Jo vetëm i ka fituar, por i ka fituar duke mos pasur të drejtë të marrë pjesë në garë sepse ka qenë i dënuar për trafik droge.

Ndërkohë Balla pretendoi se deklarimet e tij lidhen me dyshimet e krijuara pas hetimit të kryer nga Komisioni Hetimor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/privatizimi-i-ossh-balla-thirrje-prokurorise-mos-perdor-makinacione-te-pushuar-ceshtjen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz