Report Tv - Përdhunimi në Kavajë/ Një grup qytetarësh protestë para MAS dhe policisë: Jo më dhunë

  • 5 years ago
Paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është zhvilluar një tubim i heshtur nga një grup aktivistësh në mbrojtje të vajzave dhe grave në shenjë proteste pas rastit të përdhunimit të 14-vjeçares në qytetin e Kavajës.

"Unë jam zgjuar që në mëngjes me idenë se do të gjeja shumë njerëz këtu. Duhet të ngremë zërin në një shoqëri patriarkale.

Duhet të drejtohemi te policia, media, rrjetet sociale dhe mënyra të tjera, pasi drejtësia do të vihet në vend" tha njëra nga vajzat që ishte në protestë.

Ndërsa një tjetër u shpreh se "Përdhunimi është i ndryshëm, nuk është vetëm fizik, por edhe psikologjik. Duhet të mbrojmë të drejtat tona".

Recommended