Filipçe: Po shqyrtojmë model të ri për Qendrën Klinike, ndërtimi brenda katër viteve

  • 5 years ago
Ministria e Shëndetësisë mendon për një model të ri tenderimi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike e cila u vendos të ndërtohet në Gjorçe Petrov. Modeli austriak të cilin po e shqyrton dikasteri i Shëndetësisë, do ta shkurtonte për 5 ? 6 vite procedurën e ndërtimit të këtij kompleksi gjigant. Bëhet fjalë për një model që në vete bashkon procedurën e projektimin dhe ndërtimit, por megjithatë kjo metodë nuk është paraparë në Ligjin për furnizime publike. Ministri i Shëndetësisë tha se pret bashkëpunim nga organet tjera të shtetit, me qëllim që ky model të gjej zbatim. Ndryshe,  me ndërtimin e Qendrës së re, kompleksi aktual Klinike do të funksionojë për shërbime urgjence, ndërsa toka tjetër mund edhe të shitet apo të shfrytëzohet si ndihmesë për kthimin e kredisë.

Recommended