“Burgjet e Shqipërisë” - Të sëmurë mendorë që mbahen në kushte ç’njerëzore - Top Story

  • 5 years ago
Top Story i kushtoi një vëmendje të veçantë trajtimit të të burgosurve në sistemin penitenciar të Shqipërisë. Nëpërmjet pamjeve filmike dhe intervistave, Top Story pasqyroi fenomenin tronditës të burgosjes të të sëmurëve mendor.
Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, pasi të sëmurët mendor duhet të trajtohen në një Spital Ligjor Psikiatrik.
Pjesë e intervistave ishte edhe një e moshuar 77-vjeçare, e cila qëndronte në burg prej 13 vitesh, edhe pse dënimi i kishte mbaruar me kohë.
Top Story trajtoi edhe sigurinë në burgje, sa i kushtojnë shtetit shqiptar dhe përse nuk aplikohen dënimet alternative.

Recommended