Dite historike per Maqedonine

  • 5 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i NATO dhe ministri i Jashtëm maqedonas kanë nënshkruar protokollin për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në praninë edhe të 29 ambasadorëve, kryediplomati maqedonas u ul për herë të parë në tryezën e rrumbullakët të aleancës ushtarake. Stoltenberg mirëpriti Shkupin si anëtarin e 30 dhe tha se anëtarësimi i vendin do ta bëjë Ballkanin por edhe vetë NATO-n më të sigurtë.

Nga ky moment, Maqedonia e Veriut do të ketë mundësinë të jetë e ftuar në samitet e aleancës ushtarake. Protokolli i pranimit do të shoqërohet me miratimin në 29 parlamentet e vendeve anëtare, për njohjen zyrtare. Hapi historik për Shkupin vjen pas arritjes së "Marrëveshjes së Prespës" me Greqinë, për ndryshimin e emrit.

Tv Klan