Burri mbyt gruan, tenton vetevrasjen

  • 5 years ago
Burri mbyt dhe më pas qëllon gruan me thikë duke e lënë të vdekur, ndërsa në kushtet e depresionit ka prerë damarët. Viktimë ka mbetur Eva Lera 45 vjeç. Autori, bashkëshorti i saj Teodor Lera 57 vjeç është trasportuar në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se çifti kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin, madje rreth një vit më parë, 57-vjeçari është proceduar penalisht për dhunë në familje.

Paraditen e së mërkurës çifti Lera janë konliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa 57-vjeçari ka mbytur gruan dhe më pas e qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Pas këtij akti ka tentuar të presë damarët dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga banorë të zonës mësohet se çifti kishte shpesh herë konflikte, ndërsa burri nuk punonte dhe burim i vetëm i të ardhurave ishte viktimia, që punonte si shitëse. Banorët deklarojnë se çifti kishte konflikte të shpeshta, ndërsa gruaja 45-vjecare e falte vetëm për hatër të fëmijëve. Një vit më parë 57-vjeçari Teodor Lera ishte marrë në policia, sipas banorëve, për dhunë në familje.

Çifti ka tre fëmijë nga martesa e tyre, dy prej të cilëve jashtë vendit, ndërsa vajza e vogël studente kishte shkuar në shtëpi pak përpara se të ndodhte krimi i rëndë.

Tv Klan

Recommended