Report Tv-Basha takim me qytetarët e Krujës: 1/3 e krutanëve është larguar

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë në një takim me qytetarët e Krujës se 1/3 e krutanëve është larguar për faj të keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Kruja nuk është një qytet ku është investuar për zhvillimin e sezoneve turistike.

Basha u shpreh më tej se Kruja hyn tek qytetet me numrin më të madh të familjeve në nevojë, pikërisht për shkak të vjedhjes që u ka bërë Rama përmes taksave.

Edi Rama ka vjedhur 2 milard euro taksa të shqiptarëve duke lënë 45% të familjeve me të ardhura nën 5 mijë lek të vjetra. Edi Rama ju ka marrë ju 2 miliard euro më shumë. Ky që do të ulte taksat për 97% të shqiptarëve. Ai i ka marrë këto taksa duke rritur çmimin e energjisë, çmimin e naftës, taksat, a i ktheu ato? Në investime dhe shërbime? Ai ka bërë masakër me të pamundurit. Kruja hyn në numrin më të madh të familjeve në nevojë. Ka hequr qindra familje, 23 mijë me statistika në të gjithë Shqipërinë, por në fakt është dyfish. Ata jetojnë sipas BE-së, 45% e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 mijë lekë të vjetra në ditë. Ku jemi këtu në xhungël? 2 miliard taksa të parave tuaja ju e dini përse nuk kanë ardhur për spitale e shkolla, sepse këto para i ka vjedhur Edi Rama me bandën e tij të hajdutëve në qeveri dhe me oligarkët.


Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike