Ora News - Aksidente të stisura me makina, Libohova: 8 raste janë konstatuar vetëm në janar

  • 5 years ago
#oranews #aksident

Vitet e fundit në Shqipëri ka pasur një shtim të skemave mashtruese me aksidentet për të përfituar shpërblim. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve Edvin Libohova shprehet se vetëm në janar konstatohen 8 raste të tilla ndërsa apelon që të merren masa për të parandaluar këtë fenomen. Sipas tij në disa raste është konstatuar përfshirja në mashtrim dhe të ekspertëve që kryejnë verifikimin apo hetimin.
Aksidentet e stisura të automjeteve dhe me shkaktarë të paidentifikuar kanë pësuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit, ku vetëm në janar janë konstatuar 8 të tilla. Shoqata e Siguruesve deklaron se ky fenomen ka rritur ndjeshëm detyrimet financiare.
Edvin Libohova, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve: Më dramatike në janar të këtij vit, që ka pasur 8 raste. Kjo do të thotë që me këtë ritëm ne duhet të shkojmë në 100 raste në fund të vitit. Kjo sjell dy pasoja të mëdhaja, në radhë të parë sjell mospenalizimin e shkaktarëve të vërtetë të këtyre rasteve, që mund të jenë autorë të pasiguruar, dhe dëmton rëndë financat e tregut të sigurimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidente-te-stisura-me-makina-libohova-8-raste-jane-konstatuar-vetem-ne-janar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended