Ora News - Përgjimet për trafikun e klandestinëve: "Dua pasaportë me foton e vajzës nga Shkodra"

  • 5 years ago
#oranews #klandestinet

32 të arrestuarit për trafik klandestinësh nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli do të dalin të martën para gjykatës. Prokuroria ka zbardhur detaje nga dosja ku bien në sy përgjimet që u janë bërë të akuzuarve teksa porosisin pasaportë italiane false me foton e një vajze nga Shkodra. Në dosje është dokumentuar edhe kapja e dy klandestinëve në Xhamajka me pasaporta false apo ndalimi I 16 personave në Greqi me 6 baza falsifikimesh.

Zbardhet dosja e prokurorisë për 32 personat e arrestuar me akuzën e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria drejt ShBA, Kanadasë dhe Anglisë. Të arrestuarit pritet të dalin të martën para gjykatës për njoftimin me masat e arrestit.

Linja e klandestinëve operonte dhe nga shteti i Xhamajkës, ku gjatë hetimit janë arrestuar shtetasit shqiptare R. Hotaj dhe L. Selimi duke udhëtuar për në Toronto të Kanadasë me pasaporta false.

Në dokumentin e prokurorisë pohohet se grupi kishte shtrirje dhe në Greqi ku janë arrestuar 16 persona, të cilit ishin nisur për të kaluar ilegalisht në vendet e destinacionit. Pala greke ka sekuestruar edhe 6 laboratorë që përdoreshin nga grupi për falsifikimin e dokumenteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pergjimet-trafikun-e-klandestineve-dua-pasaporte-me-foton-e-vajzes-nga-shkodra

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended