Trafikonin njerëz drejt SHBA-së, Kanadasë e Britanisë prangosen 32 persona, mes tyre dhe një polic

  • 5 years ago
Shkatërrohet një grup kriminal me 36 anëtarë të cilët pajisnin me dokumente të falsifikuara qytetarë shqiptarë mes tyre edhe me rrezikshmëri të lartë apo me precedentë penalë dhe më pas i dërgonin në vende si SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe vendet e BE-së kundër shumave monetare. Report Tvmëson se një pjesë e mirë e personave të pajisur me dokumente false, u ka qenë ndaluar lëvizja në hapësirën "Schengen". Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë arrestuar 32 persona në kuadër të një megaoperacioni të koduar "Rruga e Fundit", ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Recommended