Ora News - Shpërthen studentja e FRESSH: Ta djegin vitin, me presione kurrë mos e marrsha shkollën

  • 5 years ago
#oranews #protestaestudenteve

Studentët që nuk i takoi Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i takuan në orët e vona të mbrëmjes së të premtes një grup pedagogësh i Universitetit ?Luigj Gurakuqi?.

Në mesin e diskutantëve ishte një studente e cila u paraqit si anëtare e FRESSH.

Ajo hodhi akuza të forta se po bëhen presione nga më të ndryshmet për ti dhënë fund bojkotit, ndërsa kritikoi ashpër edhe Ministren Shahini.

Studentja: Të shkuarën time mund të ma thonë të gjithë dhe e kam me fakt, që kam qenë pas Lindita Nikollës. Kam qenë ndër të paktët persona në këtë protestë pas Lindita Nikollës por kjo nuk do të thotë që unë të mbyll gojën, kjo nuk do të thotë që dikush që është partiak. Secili ka partinë e vet dhe bindjen e tij politike.Partinë e kemi lënë kur të vijë puna me hedh votën. Këtu jemi si student. Unë jam këtu si studente, mbroj të drejtat e mia si studente. Rektori ka për detyrë të na mbrojë ne dhe jo të dalë të bëjë sekretarin e Ministres.Jo të dalë dhe ti thotë medias dil jashtë.

Po ku jemi, a jemi në demokraci?Çfarë i kushtonte Ministres të fliste para kamerave, ka frikë, ka vrarë ndonjë, nuk di të shprehet. I bie që nuk i takon ai post, nuk i takon ajo karrige.Për çfarë e kemi vendosur, për çfarë e ka vendosur Edi Rama? Me plotësu ligje kot, me firmos në fund të letrave?Apo të jetë Sekretarja e Edi Ramës? Ne nuk kemi kërkuar të hiqen Ministra, as të rrëzohet Edi Rama, as të vendoset Sali Berisha apo Lulzim Basha, kërkojmë plotësimin e 8 pikave si nga kjo qeveri, si nga një qeveri tjetër që do të vijë. Pak rëndësi ka kush. Ne duam këtë dhe nuk ka negociata për këtë.

Në mungesë të gjetjes së të drejtave të tyre, zhgënjimi është evident.

Studentja: Du me tërheq teseren që e kam me firmë, që të mos jetë emri im hiç në atë parti.Kanë arritur presionet deri aty ku jetoj unë ku më thonë lërë protestën, lërë ngujimin, kthehu në shkollë se nuk do të marrësh shkollën. Por unë një gjë të fortë e kam brenda vetes, kam të gjithë pedagogët me mua, kam gjithë shoqërinë me mua dhe nëse do të jem unë martirja që nuk do ta marr shkollë, mos e marrsha kurrë këtë shkollë!

Në momentin që një fakultet ka hyrë në mësim ka ndodhur që është përdorur për të thënë se protesta ka mbaruar, ne kemi bërë çfarë kemi dashur, tani është radha për tu kthyer në studime. Unë e para nuk jam kthyer dhe pse dega ime ndoshta ka qenë pro kthimit në auditore. E di se në momentin që do të kthehem nuk do të kem mundësi të ngre më zërin.


Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz