Zgjatet përdorimi i kartave të identitetit, Veliaj e Lleshaj: Të vlefshme deri në 31 dhjetor 2019

  • 5 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë bërë me dije për qytetarët lajmin e zgjatjes së vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike që skadonin këtë vit deri më 31 dhjetor 2019. Njoftimi u bë gjatë një vizite në zyrat e reja të kompanisë "Aleat" në Rrugën ?Bardhyl?, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Sipas tyre, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë Aleat, kanë nisur punën për hapjen e zyrave të reja në të gjithë qytetin, ku qytetarët mund të aplikojnë për rinovimin kartave të identitetit edhe ditën e shtunë e të dielë.

?Do të kemi amendime ligjore, që pavarësisht nga data kur skadon karta në vitin 2019, skadimi final do të jetë 31 dhjetori i 2019-ës. Do të thotë se për të gjithë ata që nuk e kanë me ngut, të cilëve karta u duhet për një a dy herë, si rasti i votimeve apo një dokument tjetër brenda vendit, vlefshmëria do të zgajtet deri në datën 31 dhjetor 2019. Ky është një lajm i shkëlqyer për të ulur pak këtë presion dhe për ta shfrytëzuar gjithë vitin?, tha Veliaj.

Recommended