Ora News - Monitorimi, 35 media online kapen me shkelje etike

  • 5 years ago
#oranews #mediat

Në 35 media online nga 40 të monitoruara për periudhën gusht 2018 ?janar 2019 janë vënë re shkelje etike.

Kjo është evidentuar në studimin e publikuar nga Këshilli Shqiptar i Medias pas një monitorimi 6 mujor, kryesisht të portaleve dhe faqeve të mediave online.

Numri i përgjithshëm i shkeljeve në të gjithë procesin është rreth 1280.

Shkeljet e monitoruara u përzgjodhën në bazë të Kodit të Etikës se Gazetarit.

Koloreto Cukali: Monitorimin e kemi bërë për periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar. Kemi marrë 20 media. Kodi i Etikës ka 80 nene, ne nuk kemi mundur ti monitorojmë të gjitha.

Numri më i lartë i shkeljeve është konstatuar në mediat me prodhim dhe qarkullim më të lartë informacioni, ndërsa shkelja më e shpeshtë e vënë re në proces është raportimi i procedurave gjyqësore dhe prezumimi i pafajësisë.

Disa problemet e konstatuara nga Këshilli Shqiptar i Medias janë të drejtat e gazetarëve, vetëcensura dhe dhuna ndaj gazetarëve.

Gjithashtu në përfundim të studimit është arritur se mospërputhjet e të dhënave të titullit me ato të lajmit dëshmojnë për nivele shqetësuese pakujdesie në redaktimin e lajmeve para publikimit dhe prirje për çorientimin e publikut me qëllim tërheqjen e tij drejt lajmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/monitorimi-35-media-online-kapen-me-shkelje-etike

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz