Bujar Sheshi padit Gentiana Sulën e Autoritetit të Dosjeve, dha me dashje të dhëna të rreme

  • 5 years ago
#oranews #bujarsheshi

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi paditi në prokurori kryetaren Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit eë Shtetit(AIDSSH) Gentiana Sula për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

"Unë kam deklaruar dhe rideklaroj nën përgjegjësinë time ligjore që nuk kam qënë asnjëherë në jetën time as bashkëputorë dhe as anëtarë i Ish Sigurimit të Shtetit. Veprimet e kundraligjshme nga Kryetaria e Komisionit apo edhe personat që kanë bashkëpunuar me të janë kryer me dashje, pra të dhënat e rreme janë shënuar me dashje në vendim me qëllim cënimin e intregritetit tim moral dhe profesional." shkruhet në kallzimin penal drejtuar prokurorisë së Tiranës.

Kallzimi penal- Ora News ka siguruar kallzimin penal të Bujar Sheshit ku ai i quan vendime të rreme ato të Autoritetit të Dosjeve ku Sheshi argumenton pse janë të rreme vendmet e AIDSSH.

"Të dyja konkluzionet e parashtruara në pjesën e dispozitivit të këtij vendimi janë të rreme, në kundërshtimi të hapur me faktet e parashtruara edhe në vetë pjesën përshkruese të vendimit, në kundërshtim të hapur me ligjin 45/2015 si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Marja e këtij vendimi kaq haptazi të padrejtë cënon rëndë integritetin tim moral dhe profesional dhe gjithashtu dëmton rëndë interesat e Shoqërisë Shqiptare, sepse vjen si një presion apo shantazh i hapur mbi punën e anëtarëve të një nga Institucioneve më të Rëndësishme të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në këtë moment historik, i cili përkon me zgjedhjen e prokurorëve të Prokurisë së Posaçme apo me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm."

Po ashtu, Sheshi pranon se ka kryer detyrën e hetuesit në Degën e Punëve të Brendshme të Fierit në vitin 1979, por këtë detyrë e ka pasqyruar edhe në CV-në e tij. Ai sqaron se mbas vitit 1974, Hetuesia dhe Organi i Sigurimit të Shtetit kanë qenë dy organe të ndryshme, ndaj konkluzioni se bazuar në ligjin 45 të vitit 2015, ka të dhëna ??....figuron të ketë materiale në emër të tij, si anëtar, në dokumentat e sigurimit të shtetit? sipas tij është i rremë dhe është shënuar në vendim, me qëllim cenimin e integritetit moral dhe profesional.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bujar-sheshi-padit-autoritetin-e-dosjeve-ne-prokurori

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz