Shqipëri, shlyhen incizimet nga arratisja e Gruevskit?

  • 5 years ago
Prokuroria për krim të organizuar nuk do t'i merr pamjet e kamerave të sigurisë nga pikat kufitare në anën shqiptare. Prokurori Shtetëror Publik, Lubomir Jovevski, shpjegoi se sistemi i mbikëqyrjes nga ana e Shqipërisë në mënyrë automatike i ka fshirë regjistrimet e vjetra. Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Prokuroria gjatë i ka pritur video materialet nga Shqipëria për të përcaktuar se si Nikolla Gruevski është largua nga vendi për të mos shkuar në burg.