Tjetër çati në kishën e Labovës, hera e tretë që zëvendësohen tjegullat pas restaurimit

  • 5 years ago
Në kishën e Labovës së Kryqit është duke u kryer një tjetër ndërhyrje në çati dhe kupola. Kjo është hera e tretë që pas përfundimit të restaurimit, që kompania po ndërhyn për të zëvendësuar tjegulla të dëmtuara dhe për të stabilizuar lagështinë në pjesën e brendshme të objektit.