Ora News – Restaurohet afresku i Sinjës, gati ndërhyrja në kishën buzë shpellës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Afresku i Kishës së Sinjës në Berat do ti nënshtrohet për herë të parë një restaurimi. Monumenti i Kulturës i njohur për vlera të rralla ishte lënë pas dore prej vitesh, ndërsa është shpëtuar vetëm falë angazhimit të një banori të zonës.

Ajo është një nga objektet më me vlera jo vetëm për besimtarët ortodoks si vend falje dhe besimi, por dhe për vlerat që mbart si një ndërtim në grykën e një shpelle.

Kisha e ?Shën Mërisë? ose kisha e Sinjës, që ka marrë emrin e fshatit ku ndodhet ka një legjendë që shton vlerat e saj historike dhe arkitekturore.

Pas viteve të harresës, në Monumentin e Kategorisë së Parë do të nisë një ndërhyrje për restaurimin e afreskut

Eugen Kallfani: Me këtë ndërhyrje ne synojmë të eleminojmë degradimin e mëtejshëm në një afresk që nuk është ndërhyrë asnjëherë dekadat e fundit.

Ndër vite kontributi i besimtarëve dhe veçanërisht i Jani Pjetrit, i cili ka origjinën e familjes nga Sinja, ka qenë i madh dhe i vetmi që ka mbajtur në këmbë këtë objekt me vlera të rralla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/restaurohet-afresku-i-sinjes-gati-nderhyrja-ne-kishen-buze-shpelles

Recommended