Drislla nuk i pranon mbeturinat nga Struga

  • 5 years ago
Deponia Drislla në Shkup nuk i pranon mbeturinat nga Struga pasi deri tek ta asnjëherë nuk ka arritur një kërkesë e tillë nga komuna apo nga higjiena komunale e Strugës. Për këtë, edhe më tej vazhdon grumbullimi i mbeturinave në deponinë e egër në hyrje të Strugës. Alsat tentoi të mësoj nga autoritetet lokale përse assesi të zgjidhet ky problem ekologjik, por prej atje njoftuan se nuk do t?u përgjigjen pyetjeve tona.