Ora News - Rrugë me koncensione deri në qershor

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Koncensionet e shumë përfolura me ofertë të ppakërkuar nuk do të pranohen më pas datës 1 korrik i këtij viti. Qeveria ka dorëzuar në Kuvend nismën ligjore, ku ndër të tjera parashikohet dhe heqja e bonusit për kompanitë që përfshihen në garë. Për përzgjedhjen e projekteve të reja parashikohet ngritja e një komisioni monitorimi.

Që prej 1 korrikut nuk do të pranohet asnjë ofertë e pakërkuar për koncesionet në infrastrukturë.

Prej vitesh kjo formë e investimeve është konsideruar abuzive si prej ekspertëve dhe politikanëve.

Por tashmë nisma është bërë konkrete dhe drafti me rregullat e reja të konkurimit është dorëzuar në parlament.

Projektligji vjen në një kohë që brenda pak kohëve është vendosur anulimi i dy kontratave të rëndësishme PPP siç është Unaza e Madhe apo segmenti Thumanë ?Kashar.

Një parashikim tjetër i këtij projektligji është edhe shfuqizimi i sistemit të shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe zëvendësimi i tij me mekanizmin e kompensimit.

Për të monitoruar aspektin financiar të projekteve PPP, të cilat janë me kohëzgjatje deri në 35 vjet, në këtë draft parashikohet edhe ngritja e një organi kolegjial, Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të Koncesionit/PPP, i cili do të përzgjedhë projektet të cilat do të asistohen me ekspertizë të thelluar.

Në Shqipëri disa prej projekteve më të mëdha dhe që janë kundërshtuar nga opozita dhe grupet e interesit janë realizuar me ofertë të pakërkuar.

Përmendim këtu Rrugën e Kombit, segmentin Thumanë-Kashar, ndërtimi i godinës së Teatrit Kombëtar.

Aeroporti i Vlorës, stadiumi i ri kombëtar, koncesioni i autostradës Tiranës-Durrës, inceneratorët, Check-up-i.

Pas datës 1 korrik të këtij viti do të lejohen propozimet e pakërkuara për koncesionet vetëm për realizimin e punimeve ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruge-me-koncensione-deri-ne-qershor

Recommended