'Hygeia' i humb kartelën pacientes, 34-vjeçarja denoncon: Refuzojnë të më japin shpjegime

  • 5 years ago
Denada Xhafa është 34 vjeçe me profesion mësuese. Prej vitesh ajo nuk e ushtron profesionin e saj pasi jeta e saj mori një tjetër rrjedhë. Në vitin 2011 ajo zbulon se vuan nga një sëmundje e rrallë që quhet Fibrimalgji, që prek vetëm 2% të popullsisë. Në këto moment fillon dhe kalvari i vuajtjeve të saj.

"Unë jam diagnostifikuar me fibromialgji në spitalin ?Hygeia?, në datën 11.14.2011, nga Doktor Kristi Mocka. Më pas jam ndjekur nga mjek tjetër amerikan, në një klinikë tjetër private. Po në vitin 2017, unë shkoj te spitali ?Hygeia?, për një konsultë rematologjike me mjekun aktual, sepse mjeku kishte ndryshuar te ?Hygeia?, tregon për Report Tv Denada Xhafa.

Denada shkëput marrëdhënien me punën dhe për vite me rradhë ka marrë trajtim mjekësor. Vitin e kaluar, për shkak se duhet të merrte diferencat nga shteti dhe për të përfituar statusin e invalidit të plotë, Denada kërkon kartelën mjekësore në spitalin Hygeia, ku kishte kryer dhe gjithë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor në vitin 2011, por kartela nuk ekzistonte më.

?Pasi mbarova konsultën rematologjike kërkova dhe dokumentin për të cilin kisha kryer ekzaminimin në datën 11.04.2011. Shefja operacionale Eda Vako, së bashku me drejtorin e këtij spitali, më thanë që ne kemi humbur kartelën tënde të këtij viti, por do të japim këtë vërtetimin, më treguan gjithë analizat laboratorike sëbashku me ekzaminimet.