Ora News – Tenxhere në burgun e Lezhës, veç gjellës edhe tre celularë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Policia e burgjeve ka kapur tre celularë që po tentohej të futeshin në burgun e Lezhës të fshehur në një tenxhere. Ena e mbushur me gjellë, ishte modifikuar në një hapësirë ku ishin fshehur aparatet celulare që janë të ndaluara për tu futur në burgje. Pas sekuestrimit të telefonave, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Tre celularë u kapën nga policia teksa po futeshin në mënyrë ilegale në burgun e Lezhës të fshehur në një tenxhere.

Ena e modifikuar, ishte e mbushur me gjellë në momentin që është konstatuar nga skaneri gjatë kontrollit të ushtruar nga policia.

Burimet nga burgjet nuk pranuan të flasin për personat e dënuar që do të merrnin tenxheren, por thanë se ngjarja po hetohet bashkë me Prokurorinë.

Ky nuk është rasti i parë, kur sendet e ndaluara si celularë apo drogë kapen në tentativë për tu futur në burgje me mënyra të sofistikuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tenxhere-ne-burgun-e-lezhes-vec-gjelles-edhe-tre-celulare

Recommended