Një grup studentësh në Korçë ngujohen në katin e 5 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prej pasdites të së enjtes një grup studentësh të Universitetit ?Fan Noli? të Korçës janë ngujuar në një prej sallave të Fakultetit Ekonomik në katin e pestë të kësaj godine.Ndërkohë një pjesë e mirë e studentëve në të gjitha fakultetet e këtij universiteti kanë vijuar normalisht mësimin duke u shprehur se nuk janë kundër protestës por nuk mund të humbasin vitin akademik për shkak të mungesave.Nga ana tjetër dekani i Fakultetit të Bujqësisë Gjergji Mero thotë se Senati Akademik mori vendim ditën e sotme për zëvendësimin e orëve që nuk janë realizuar gjatë tri javëve të protëstës. Gjithashtu Mero ka bërë me dije se të gjithë pedagogët janë treguar të gatshëm të punojnë të shtunave e madje të sakrifikojnë edhe lejet vjetore me qëllim zëvendësimin e orëve mësimore.Por nëse bojkoti dhe ngujimi do të vijojë nga ana e studentëve duke bërë të tjera mungesa, atëherë do të duhet një tjetër vendim i senatit.Protesta e studentëve të Universitetit ?Fan Noli? të Korçës ka nisur prej 6 Dhjetorit të vitit të kaluar, është ndërprerë për shkak të festave të fundvitit, ndërkohë që prej 7 janarit të këtij viti një pjesë e mirë e studentëve iu rikthyen auditorëve, ndërsa një pjesë tjetër prej pasdites së djeshme zgjodhën të ngujohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.