"Rruga drejt..." - Xhaferi sqaron vonesat për Ligjin e gjuhëve

  • 5 years ago
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ftuar në emisionin ?Rruga drejt? ku u debatua për ligjin e fundit të publikuar në Gazetën Zyrtare, atë të gjuhëve, sqaroi se vonesat në miratimin e këtij ligji kanë qenë të mirë menduara dhe të planifikuara. Ai mbrohet duke u argumentuar se ka zgjedhur pikërisht këtë periudhë që së bashku me ndryshimet e tjera kushtetuese të miratojë edhe këtë ligj, pikërisht për të mos rënë shumë në sy dhe faji të mos i ngelet gjithmonë bllokut shqiptar për çfarë ndodh në Maqedoni në këto tre dekada.