Report TV - Grabitet pika e lotarisë kombëtare në Elbasan, autorët shqyen qepenin dhe thyen xhamat

  • 5 years ago
ELBASAN-Një pikë e lotarisë kombëtare në bulevardin kryesor të qytetit është grabitur gjatë natës.

Autorët pasi hapën me forcë qepenin, thyen xhamat me sende të forta duke u futur brenda, ndërsa sipas policisë kanë marrë 20.000 lekë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pikës që u grabit, por edhe të bizneseve të tjera për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Recommended