Report Tv-Konviktet, Veliaj: Jemi të gjithë në këmbë, ftojmë investitorë

  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës njofton se njëkohësisht me rikonstruksionin e konvikteve të vajzave, në ?Qytetin Studenti? vijon puna edhe për përmirësimin e kushteve në godinat ku jetojnë djemtë. Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, e puna për rikonstruksionin e tyre po vijon me ritme të shpejta. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për përmirësimin e kushteve në godinën nr. 6, ku qeveria dhe bashkia po investojnë falë ndihmës së donatorëve, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët. ?Jam jashtëzakonisht entuziast që edhe me konviktet e djemve po ecim siç kemi nisur me konviktet e vajzave. Pata një mundësi fantastike të takoj studentët që po e shikojnë vetë dhe në një farë mënyre janë kthyer në inspektorë pune të të gjitha rregullimeve që po bëhen në konvikte. Ky është një konvikt, të cilit i kemi hyrë me themeli, falë bashkëpunimit me Agjencinë Turke të Zhvillimit TIKA, pas kërkesës së kryeministrit për të pasur një ndihmë imediate në fillim të vitit?, tha ai.

Për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të kthehen në shtëpitë e tyre. Ashtu si me kopshtet dhe çerdhet, Bashkia e Tiranës po zbaton skemën ?adopto një konvikt?, për t?u krijuar studentëve kushte më të mira. Veliaj u bëri thirrje kompanive që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t'i bashkohen nismës. ?Jam shumë i lumtur që po shkohet përtej rregullimeve bazë, veshjes me kapotë, që do ulë shpenzimet energjetike, do shtojë kursimet, do mbajë ambientet më të ngrohta dhe më të ventiluara dhe më vjen mirë që kemi arritur në raportin 8 dushe për 30 studentë; pra më pak se 1 për 4, që në fakt është norma e çdo familjeje. Unë besoj se për sa kohë që po ofrohet komoditeti bazë, si në çdo familje modeste shqiptare, them që jemi në përmbushje të këtij misioni. Konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës dhe ne po punojmë me donatorë të huaj, si KFË apo TIKA, por edhe me donatorë shqiptarë, që mund të jenë banka, kompani celulare, siç u bë me çerdhet e kopshtet?, u shpreh ai.

Recommended