Partitë në borxh me KQZ, Biba: Paguani detyrimet e prapambetura, pastaj fondet për zgjedhjet
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partitë që kanë ende borxhe të papaguara ndaj KQZ-së nuk do të marrin fondin e ri që u jep shteti për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. KQZ shtyu për të premten vendimin për fondet, ndërkohë që u vendos që në zgjedhjet e qershorit do të përdoret e njëjta kuti votimi si në zgjedhjet e kaluara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje partive politike që të paguajnë gjobat e prapambetura përndryshe do të kenë penalizime.

Për këtë arsye anëtarët e KQZ-së vendosën që të shtyjnë për të premten vendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore për partive politike për vitin zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Biba: Disa parti, duke filluar nga partia më e madhe, PS, pastaj PD, LSI, janë gjobitur nga KQZ, ndërkohë tani ne u japim fonde kur ato i detyrohen buxhetit të shtetit gjobat nga zgjedhjet e kaluara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/partite-ne-borxh-me-kqz-biba-paguani-detyrimet-e-prapambetura-pastaj-fondet-zgjedhjet
Recommended