Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

KLSH: U rritën detyrimet e prapambetura! Buxheti nuk u realizua aq sa ishte parashikuar

Report TV
Report TV
6 days ago|0 view
Ka zbritur në Komisionin e Ekonomisë projektligji për buxhetin faktik të vitit 2018. Të pranishëm në komision përfaqësues dhe auditues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë adresuar një sërë kritikash sa i takon buxhetit të kaluar. Zëvendës kryetarja e KLSH Lindita Lati, ka deklaruar se të ardhurat e buxhetit nuk janë realizuar aq sa ishte planifikimi, si dhe janë rritur detyrimet e prapambetura.

?KLSH ka kërkuar që t'i kushtohet më shumë vëmendje menaxhimit të financave publike. Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të shteti janë realizuar me 4.5% më shumë se në vitin e kaluar, por të parealizuar me 2.6% në raport me raportin vjetor. Detyrimet e prapambetura janë rritur me rreth 12 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, duke kapur shifrën e 48 miliardë në fund të vitit 2018? tha Lati.

Browse more videos