Report TV - Biznesmenin durrsak e lidhin bashkë me gruan dhe i marrin 11 mijë euro në shtëpi

  • 5 years ago
Report Tv siguron foton e biznesmenit Elton Kelmendi që u grabit ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Biznesmeni Kelmendi, që merret me transport mallrash u grabit mbrëmjen e djeshme në Durrës, në afërsi të Gjykatës së Apelit.

Ai u lidh bashkë me gruan e tij, ndërkohë që për disa minuta 3 autorët e grabitjes i morën peng djali dhe e kërcënuan që të tregonte për vendin se ku ishin fshehur paratë. 3 grabitësit arritën të merrnin afro 11 mijë euro.Një muaj më parë në Shkozet 3 persona të armatosur grabitën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave (lexo këtu). Ende nuk ka asnjë të arrestuar për të dyja këto ngjarje.