Ndërmarrjet publike, “borxhlinj të përjetshëm” të DAP-it

  • 5 years ago
Me borxh prej 5.1 milionë euro, Ndërmarrja publike ?Rrugët e Maqedonisë? mban rekordin në mesin e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike sipas shumës së obligimeve financiare të papaguara ndaj Drejtorisë së të ardhurave publike. Në listën e fundit të borxhlinjve të DAP-it mbi 4500 kompani dhe qytetarë shtetit i kanë borxh 164 milionë euro për tatime, kontribute dhe dogana. Në listën e zezë të borxhlinjve që nuk i kanë kryer obligimet e tyre deri në mbarimin e vitit të kaluar mund të shihen edhe shumë kompani të njohura nga sektorë të ndryshëm, por edhe disa ndërmarrje publike që me vite të tëra nuk paguajnë tatime. Përveç ?Rrugët e Maqedonisë?, në listën e atyre që nuk paguajnë tatim janë edhe kompania e falimentuar shtetërore ?Eurokompozit?. Borxhi i kësaj kompanie për të cilën qeveria kërkon investitor për ta blerë, përfundimisht me dhjetorin e vitit të kaluar është 2.2 milionë euro.

Recommended