Ngujimi i studentëve, Basha: Rama të ndalë dhunën policore, vendi drejt konfliktit civil

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë kur tha se dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit civil. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se Ligji për Arsimin e Lartë ndalon futjen e policisë në universitete, ndërsa deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se ishin fakultetet që kërkuan ndërhyrjen e policisë për normalizimin e situatës pas kaosit të shkaktuar, e konsideroi papërgjegjshmëri.

Jemi i vetmi vend në europë dhe botë ku policia futet në ambientet universitare ku po zhvillonin protestë paqësore studentët. Deklarata e Lleshajt është e papërgjegjshme. Një i marrë urdhëroi studentët dhe protestën e tyre të ligjshme. Kërkesat e studentëve janë të drejta. Opozita do mbrojë me të gjitha format të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Këto shkelje flagrante të ligjikt po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil. Nuk mund të pranojmë dhunën dhe sjelljen xhandare të Edi Ramës. Nuk mund të pranojmë që paratë për pastriin e rrugëve, të shëndetësisë për pacientët, të infrastrukturës të grabiten dhe tani të dhunojnë edhe fëmijët tanë, të dhunojnë studentët. I bëj thirrje Edi Ramës, ndal represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike dhe fizike ndaj tyre, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientetet universitare. Çdo shtyrje të mëtejshme në këtë drejtim, do shtyjë vendin drejt konfliktit civil.

Lulzim Basha, kryetar i PD
Prokuroria të ndërhyjë menjëherë, tha Basha, ndërsa kërkoi edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore administratorin e Universitetit të Tiranës, Skerdi Tafa, për dhunë, sipas tij, ndaj studentëve një ditë më parë te Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik. Basha tha se opozita do mbështesë protestën e studentëve dhe do jetë në krah dhe mbështetje të kujtdo që do protestojë. "Do mbështesim çdo protestë, çdo grupim. Betejë frontale në të gjitha dimensionet", tha kreu demokrat.