Nevoja per ngrohje ne shkolla

  • 5 years ago
Ulja e temperaturave ka bërë që shumë shkolla të kryeqytetit të përballen me nevoja të shtuara për ngrohje. Kryebashkiaku Veliaj tha se bashkia është e gatshme të plotësojë çdo kërkesë që vjen nga stafet e shkollave.

?Gjithë inkurajimi im për sot është që administratorët e shkollave ta njoftojnë bashkinë mundësisht një natë përpara, nëse kanë nevoja të nesërmen për karburant, pelet, apo çfarëdolloj nevoje tjetër me kaldajat.?

Veliaj ishte i pranishëm në inaugurimin e të parës qendër sociale për strehimin e njerëzve të rrugës.

?Këtu në Shkozë, në stacionin e fundit të autobusit, ngjitur me banesat sociale, kemi hapur këtë qendër e cila ka hapësira të mjaftueshme për të bërë dush, për t?u ushqyer e për t?u veshur. Asnjëherë nuk i dihet si vjen jeta, për shumë njerëz që sot janë situatë rruge; unë besoj se kjo qendër jo vetëm zgjidh nevojat fizike, por ka edhe sociologë, ka edhe psikologë, mjekë, infermierë, të cilët në mos t?i zgjidhin vetë, mund t?i adresojnë spitalin më të afërt.?

Paralelisht, Bashkia e Tiranës po punon edhe për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.

Tv Klan