Ekskluzive/ Berisha: Studentët s'janë gjenerata e kokave të turkut. Rama do grusht hundëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Beti Njuma ka folur për aktualitetin politik.

Gjatë intervistës, Berisha foli për studentët, për të cilët tha se ata janë gjenerata që nuk kërkon koka turku. Ai tha se ata po protestojnë për liri, pasi viktimë e dytë, do të jetë liria e fjalës. Për arsimin e lartë, Berisha tha arsyet pse nuk e kishte pranuar ai modelin anglez, që sipas tij krahasonte të pakrahasueshmen.

"Arrita në përfundim se ai ligj në mënyrë absolute nuk mund të aplikohet për Shqipërinë, sepse ai krahasonte të pakrahasueshmen. Krahasonte fermerët e varfër të Shqipërisë me zingjinët e Britanisë së Madhe. Prandaj hoqa dorë. Pata presione të jashtëzakonshme të arsimit privat, dhe lëshova ligjin. Sa humbëm në zgjidhje shkoi valixhja me pare në kryeministri", tha Berisha.

Duke u ndalur në ndryshimet e qeverisë, ish-kryeministri u shpreh se Rama solli hiçin negativ dhe se kjo qeveri nuk do arrijë të formohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-berisha-studentet-nuk-jane-gjenerata-e-kokave-te-turkut

Recommended