Stop-Gabimi i prokurorit, i mbajnë makinën të sekuestruar për 4 muaj!(07.01.2019)

  • 5 years ago
Eldi Dushu tregon në ?Stop?, se në 26 dhjetor 2016 bleu një makinë S klas 350 me benzinë nga një shok i tij.Por ndërsa udhëtonte drejt Kroacisë, makinën e sekuestrojnë në kufi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.Pas interesimit të gjatë, mëson, se gjithcka ishte një gabim i prokurorit Asllan Bajramaj, pasi informacioni i targave ka qenë i gabuar.Eldi thotë, se është blerësi i katërt i automjetit dhe tani makina me vlerë 18 mijë euro, ka 4 muaj, që prehet në drejtorinë e policisë Fier. Gazetarja takon prokurorin, i cili pranon, se ka gabuar dhe thërret Eldi Dushun për t?i njoftuar zhbllokimin e makinës së tij.

Recommended