Report TV - Dita e 60-të e protestës, banorët e Unazës së Re djegin goma dhe bllokojnë rrugën

  • 5 years ago
TIRANE-Në ditën e 60-të të protestës disa nga banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën duke djegur goma. Rruga është bllokuar prej orës 17:00.

Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re janë edhe përfaqësues të PD dhe deputetë, mes tyre Klevis Balliu. Një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, por që shtëpitë i kanë pa leje kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër.

Një kërkesë e tillë nuk është pranuar, ndërsa qeveria dhe bashkia kanë dhënë si zgjidhje bonusin e qirasë për 3 vite dhe zhvendosjen te banesat sociale në Shkozë. Disa nga banorët e kësaj kategorie, që i kanë banesat pa leje e kanë pranuar, ndërsa pjesa tjetër vijojnë protestën.

Recommended