Ora News - Zyrtarët shqiptarë e priten vitin 2019 pranë njerëzve më të shtrenjtë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ardhjen e Vitit të Ri 2019, politikanët shqiptarë e kanë pritur pranë familjeve të tyre.

Duke harruar për një moment sfidat me të cilat duhet të përballen këtë vit, zyrtarët e lartë kanë zgjedhur një foto pranë të njerëzve të tyre më të shtrenjtë për të uruar shqiptarët për më shumë shëndet dhe begati për vitin 2019.

Në foton e parë të këtij viti, Presidenti Ilir Meta shfaqet me familjen e tij, dy vajzat, djalin dhe bashkëshorten e tij, njëkohësisht kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Statusi i Monika Kryemadhit: Mbrëmja e ndërrimit të viteve qoftë e bardhë dhe e gëzuar për të gjithë shqiptarët.

Zoti u dhëntë forcë të gjithë atyre që sot ulen në tryezën e festës me dhimbjen për të dashurit e tyre që nuk jane më.

Ndihmofte ata, që me sakrifica kanë blerë ushqimet për të gëzuar fëmijët e tyre dhe të afërmit. Në këtë mbrëmje të fundit të 2018, zoti u dhëntë forcë e kurajo të gjithë atyre që luftojnë me sëmundjet e që po kalojnë natën në qendrat spitalore. I uroj të gjithëve me zemër një vit të mbarë, me shëndet, mirësi e dashuri për 2019!

Qoftë një vit i bukur, me dashuri e ngjyra në jetën e shqiptarëve. Një vit i ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha që të dëshmojë se të gjithë shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas.

Të buzëqeshur kanë pozuar edhe familjarët e kryeministrit Edi Rama, që ashtu si Kreu i Shtetit, ka zgjedhur ta presë 2019 mes njerëzve të tij më të dashur.

Ish-kryeministri Berisha ka ngritur dolli për shqiptarët me anë të një fotoje me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e ka pritur 2019 në sheshin "Skënderbej" bashkë me familjen e tij dhe qindra qytetarë.

Në foton e parë të këtij viti, Veliaj shfaqet me bashkëshorten dhe djalin e sapolindur Kajan.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-krah-familjes-uron-vitin-e-ri

Recommended