Vrasja e trefishtë në Elbasan pa autor, policia kërkon të dhëna në Angli, Holandë dhe Rumani

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Policia e Elbasanit dhe ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të mbërritur nga Tirana nuk kanë asnjë person të dyshuar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit në Bradashesh.

Burimet nga grupi i hetimit thanë për Ora News, se dy ditë pas vrasjes së shtetasve Arben Dylgjeri, 56-vjeç, emigrant në Angli, Endri Alibej, 34 vjeç, emigrant në Holandë dhe shtetasit turk Erdal Dyranay, 51 vjeç, nuk ka asnjë person të dyshuar.

Të gjithë personat e shoqëruar pas ngjarjes, janë lënë të lirë nga policia e Elbasanit për shkak të mungesës së provave në lidhje me atentatin.

Grupi i hetimit ka analizuar disa herë në bashkëpunim edhe me prokurorinë, provat e mbledhura në vendin e ngjarjes por edhe informacionet operative në lidhje me viktimat, por ngjarja konsiderohet pa autor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-trefishte-ne-elbasan-pa-autor-policia-kerkon-te-dhena-ne-angli-holande-dhe-rumani

Recommended